Tifozët ngriten në këmbë për ta duartrokitur driblimin që Joao Felix u bëri lojtarëve të Getafes (video)

0
299

Joao Felix është duke treguar deri më tani se ia ka vlejtur çdo cent i paguar nga Atletico Madridi te Benfica.

Talenti portugez u transferua te skuadra spanjolle nga ajo portugeze për 120 milionë euro, mirëpo deri më tani është duke i tregua kualitetet e larta që ka.

El Cholchoneros u  përballen me Getafen, derisa Felix dhuroi spektakël në “Wanda Metropolitano”.

Joao Felix ka statistika më të mira se sa Messi kur filloi karrierën si futbollist profesionist
Portugezi i kaloi tre lojtarët kundërshtar për ta fituar kështu penalltinë që më pas Alvaro Morata e humbi në minutën e 56-të.

Fati më i keq për Felixin ishte në minutën e 66-të ku u detyrua ta lëshonte fushën shkaku i lëndimit të pësuar, për t’u zëvendësuar nga Marcos Llorente.