Tirana bëhet me radarë, gjobitja do të jetë automatike

0
251

Qyteti i Tiranës që nga sot, do të monitorohet me radarë të tipit ‘TrueCam’, ku gjobitja do të jetë automatike.

Këtij radari do t’i vihet një shpejtësi e caktuar mbi atë të lejuarën në rrugë, dhe të gjithë ata që do të ecin mbi këtë rregull do të gjobiten automatikisht.

Pas aksidentit fatal, ku Erjon Balla 36 vjeç dhe Hidaete Salliu 73 vjeçe, vdiqën si pasojë e goditjes me veturë në një rrugë të Tiranës, është ndërmarrë ky hap për të mos munguar sinjalizimet dhe evituar aksidentet e rënda.

‘Duhet të sinjalizohet për kthim. Lejohet apo jo kthimi nga e djathta në të majtë. Tabela e këmbësorëve është vendosur pingul me vijat e bardha, që duhet të ishin disa metra më përpara”, ka thënë eksperti i Sigurisë Rrugore, Fisnik Ziçishti për TopChannel. /gazetametro.net