Tiranë: Shënohen dy viktima nga gripi

Në Sanatoriumin e Tiranës dy persona kanë humbur jetën, ndërsa mësohet se reparti i reanimacionit është i mbushur plot me të sëmurë.

Në Sanatoriumin e Tiranës ka patur dy raste vdekjesh. Viktima që ka humbur jetën një natë më parë ka qenë i prekur nga gripi dhe më pas i është shtuar komplikacioni i pneumonisë akute. Personi i dytë që ka ndërruar jetë ka qenë sot rreth orës 10:30.

Mjekët nuk pranojnë se personat kanë ndërruar jetë për shkak të gripit, por konfirmojnë se sallat e reanimacionit janë të mbushura me pacientë të cilët janë të prekur rëndë nga gripi./TCH