Tjetër dorëheqje në AAK: Ky kryetar i degës jep dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan, Vehbi Imeri, sot ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo dorëheqje e Vehbi Imerit, ka ardhur pas rezultatit të dobët që kishte AAK’ja në zgjedhjet e 14 shkurtit në këtë komunën e Lipjanit.

“Pas një analize gjithëpërfshirëse të ecurisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, konsideroj se Dega e AAK-së në Lipjan nuk arriti të realizoi objektivat e parashikuara”, ka shkruar Imeri në letrën e dorëheqjes.

Imeri më tej ka njoftuar në Facebook se si pasojë e kësaj ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK.

“Në frymën politike të krijuar dhe me aktualitetin e ri politik e shoh të pamundur vazhdimin e të qenit pjesë e rrugëtimit politik në AAK dhe drejtimin e kësaj defe, andaj nisur nga këto fakte paraqes dorëheqjen time nga të gjitha pozitat në të gjitha nivelet që i kam në AAK”, ka shkruar Imeri.

Sipas rezultateve preliminare, partia e Ramush Haradinajt është radhitur e katërta me 7.4% të votave.