Tmerr në shkollat e Istogut, paradite rrihen femrat, pasdite grushtohen meshkujt (video)

Gjatë ditës së sotme u raportua për një rrahje mes femrave në Istog tek ‘Stacioni i Autobusëve’.

Por, rrahjet në qytetin e Istogut duket se janë bërë ‘trend’ , shkruan Indeksonline.

Në një video të re që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen se si nxënësit e shkollës ‘Mithat Frashëri’ të fshatit Gurrakoc grushtohen ndërmjet vete.

E turpshme se si dy meshkuj rrahën ndërsa të tjerët i shkojnë me plotë kënaqësi.

Kjo rrahje ngjason me stilin e përplasjeve të kafshëve, ku protagonistët rrihen, ndërsa të tjerët i shikojnë.

Lini një Përgjigje