Tomë Gashi zbulon sekretet e Serbisë, ja çfarë dokumente dorëzoi në Hagë

Avokati Tomë Gashi thotë se, Serbia përmes Prokurorisë për krime të luftës në Beograd i kanë dorëzuar Gjykatës Speciale në Hagë shumë dokumente që sipas pretendimeve të tyre e vërtetojnë fajësinë e terroristëve shqiptar, të cilët ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi në një intervistë për gazetën “Bota sot”, shprehet se Gjykata Speciale është antishqiptare dhe raciste.

“Sa i përket Gjykatës Speciale, nuk ka thuajse asgjë që nuk dihet që është antishqiptare, raciste dhe marrje në pyetje e shumë të dyshuarve e posaçërisht shumë e më shumë dëshmitarëve kjo aspak nuk është risi. E vetmja risi është që sipas deklaratës së ministres së Serbisë të dhënë në media e të shpërndarë edhe në media tona në Kosovë. Ku sipas saj Serbia përmes Prokurorisë për krime të luftës në Beograd i kanë dorëzua Gjykatës Speciale në Hagë të gjitha dokumentet që sipas saj vërtetojnë fajësinë e terroristëve shqiptar siç i quan ajo ish pjesëtarët e UÇK-së, por tani për tani nuk janë të interesuar që inkurajojnë Gjykatën Speciale që të ngrisë akuza kundër disa ish udhëheqësve të Kosovës e të cilët ishin edhe udhëheqës të UÇK-së.

Aludimi është i qartë se ata me apo pa vetëdije janë duke punuar në favor të Serbisë e në dëm të Kosovës në të ashtuquajtura bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës. Pra, në mes të kryeqytetit të shtetit sipas saj dhe të kryeqytetit të krahinës serbe sipas saj “Kosova i Metohija” me udhëheqës të përkohshme të administratës së përkohshme pra sipas saj, ministrja Serbe e drejtësisë e vërteton edhe një herë që në të vërtetë kjo Gjykata Speciale është gjykatë për interesa të Serbisë dhe se ata e kanë timonin bile edhe gazin e kësaj makinerie juridike. Dhe akuzat ngritën kur të ka qejf Serbia dhe lekët normal që i paguan BE dhe SHBA”, ka thënë Gashi në intervistën ekskluzive për gazetën “Bota sot”.