Topanica dhe Hodonoci shpallen vatra të përhapjes së Covid-19

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, Topanica e Hodonoci janë shpallur vatra të përhapjes së Covid-19.

Ai ka bërë të ditur se personat e diagnostifikuar me këtë virus dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKSHP për vetizolim.

Sipas tij, Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatrave.