Topi i Artë, zbulohen shtetet që i dhanë fitoren Messit

0
83

Topi i Artë i Leo Messit ka shkaktuar shumë polemika, sidomos në Evropë, ku Robert Lewandowski shihej si favorit i qartë për këtë trofe.

Sot janë publikuar preferencat e të gjitha vendeve që morën pjesë në votime dhe duket qartë që argjentinasi është preferuar nga vende që kanë më pak kontakt me kampionatet europiane dhe që tërhiqen më shumë nga kompeticionet ndërkombëtare, siç është Kupa e Amerikës, e fituar nga Messi.

Në vend të parë, sulmuesi i PSG u rendit nga gazetarët e Kolumbisë, Kubës, Etiopisë, Guinesë, Emirateve Arabe, Ishujve Faroe, Xhibutit, Kosta Rikës, Greqisë, Hondurasit, Grenadës, Gabonit, SHBA-së, Uellsit, Belgjikës, Belizes, Kanadasë, Burkina Fasos, Argjentinës, Armenisë, Burundit, Kilit, Kinës, Kamboxhias, Andorrës, Barbadosit, Bolivisë, Libisë, Xhamajkës, Malavit, Maldiveve, Luksemburgut, Libanit, Maltës, Liberisë, Kazakistanit, Zelandës së Re, Porto Rikos, Perusë, Namibisë, Pakistanit, Filipineve, Ruandës, Sudanit, Taxhikistanit, Venezuelës, Vietnamit, Turkmenistanit, Sierra Leones, Singaporit, Somalisë dhe Uruguait, shkruan a2.

Secili gazetar duhet të rendiste 5 futbollistët më të mirë sipas tij. Vendi i parë merrte 5 pikë, i dyti 4, i treti 3, i katërti 2 dhe i pesti vetëm 1 pikë.

Ndërkohë, Shqipëria votën e saj e ka dhënë për mesfushorin e Italisë, Jorginho, i cili në klasifikimin e Topit të Artë u rendit në vendin e tretë.