Torriera afër kalimit te Napoli

Napoli po e mendon transferimin Lucas Torreiras nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra italiane dëshiron ta përforcojë mesfushën dhe mesfushori uruguaian është dëshira e tyre e madhe.

Presidenti i napolitanëve, Aurelio De Laurentiis ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit dhe sipas Il Mattino marrëveshja është shumë afër të arrihet.

Mediumi italian raporton se për t’i marrë shërbimet e Torreiras, Napoli duhet t’i paguajë Arsenalit rreth 30 milionë euro.

Torriera nuk po arrin të ambientohet te The Gunners dhe në Ligën Premier, andaj kjo mund të bëjë që ai të largohet në afatin e dimrit.

Mesfushori deri më tani në këtë sezon ka startuar në vetëm shtatë ndeshje për Arsenalin, gjersa në Serie A kishte luajtur te Sampdoria.