Tottenham kalon në finale të Kupës

Skuadra londineze, Tottenham ka arritur ta mposht skuadrën që garon në ‘Championship’, Brentford me rezultat 2 – 0.

Me këtë fitore Tottenham kalon në finale të EFL Cup, atje ku do të takohet më njërin nga fituesit e derbit të nesërm, Manchester United vs Manchester City.

Skuadra e Jose Mourinhos ishte mysafire e Stoke Cityt, ku edhe lehtësisht tejkaluan çerekfinalen, duke e mposhtur Stoke me rezultat 1 – 3.

Kurse, Brentford arriti të mposht skuadrën angleze Newcastle në çerekfinale, me rezultat minimal 1 – 0.

Lini një Përgjigje