Tottenham triumfoi ndaj Manchester City-t (video)

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore kundër Manchester Cityt, duke e mposhtur me rezultat minimal 1 – 0.

Tottenham Hotspur kaloi në epërsi me anë të koreanit Heung Min Son.

Son shënoi në minutën e 78–të pasi mori një super-asistim nga danezi, Christian Eriksen.

Loja kthyese do ta përcaktojë dilemën e fituesit, pasi zhvillohet pas një jave në stadiumin ‘Etihad’.

https://streamable.com/acikk