Trageti godet shtyllën dhe rrëzon urën (Video)

Një traget goditi shtyllën dhe rrëzoi një urë në lumin Moju në rajonin Amazon të Brazilit.

Guvernatori i shtetit federal brazilian Para, Helder Barabaljo njoftoi se trageti goditi shtyllën dhe rrëzoi urën rreth 200 metërshe mbi të cilën kalon autostrada.

Në momentin e përplasjes mbi urë ndodheshin dy automjete dhe që të dyja ranë në lum.

Deri më tani nuk ka informacione për viktima.

Autoritetet lokale njoftuan se riparimi i urës do të zgjasë një vit dhe do të kushtojë të paktën 25 milionë dollarë./AnadoluAgency