Tragjike në Itali: Foshnja shqiptare e sapo lindur e gjen vdekjen në aksident

Një foshnjë e sapolindur ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur në Itali. Bëhet fjalë për një foshnjë shqiptare, një muajshe, i cili ndodhej brenda në makinë me familjarët, kur mjeti me të cilin udhëtonin u përplas me dy të tjera.

Për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi i airbegut, foshnja gjeti vdekjen.

Vogëlushi me emrin Brandon, ndodhej në mbajtësen e bebes të vendosur në sediljen e parë të pasagjerit, kur u shtyp nga presioni i airbegut.

Ngjarja e rëndë u shënua këtë të diel në rrugën Aristo Manghi a Cisanello, në Pisa, ndërkohë që nëna e tij me djalin tjetër ndodhej në sediljen e pasme.

Vogëlushi u dërgua në spital, por gjeti vdekjen rreth orës 22.30 të mbërmjs së djeshme, pavarësisht ndërhyrjes që iu nënshtrua.

Ndërkohë dy prindërit e foshnjës, pësuan vetëm dëmtime të lehta, si dhe traumë të madhe nga humbja e fëmijës.

Lini një Përgjigje