Trajneri i Werder Bremen i ka “dy fjalë” për Rashicën

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt ka folur gjerë e gjatë në një intervistë të dhënë së fundmi për Bild.

Kohfeldt përveç ekipit në përgjithësi, ka folur edhe për yllin kosovar Milot Rashicën – të cilin e ka lavdëruar tejmase.

Ai ka paralajmëruar kundërshtarët për sezonin e ardhshëm se si futbollisti nga Vushtrria do të jetë edhe më i frikshëm, shkruan lajmi.net.

”Ai është kaq i natyrshëm në lojën e tij. Kam ndjenjën se kundërshtarët tani kanë frikë kur ai ka topin”, tha fillimisht Kohfeldt.

”Është lojtar i shkëlqyeshëm, i cili është aq i rëndësishëm për të ndihmuar ekipin si një gol. Kjo është shumë brutale për një ekip”.

”Përveç kësaj, ai ka tërhequr çdo njësi deri në fund, ndryshe nga viti i kaluar. Unë me të vërtetë mendoj se gjysma e dytë ishte e jashtëzakonshme për të”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje