Tre burra tentojnë ta rrëmbejnë një të mitur në Fushë Kosovë

Tre burra janë arrestuar të hënën pasi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë kanë tentuar që ta fusin me dhunë në një veturë një të mitur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se incidenti dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie.

Tek njëri prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar pranga metalike, dy thika, një boks hekuri dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.