Tre kandidatë në garë për drejtor të Baletit Kombëtar të Kosovës

Pritjes gjashtë mujore po i vjen fundi.

Këtë javë pritet që të zgjedhet drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës.

Në garë për të marrë drejtimin e këtij institucioni, janë tre kandidatë. Që të tre Sinan Kajtazi, Luljeta Ademi si dhe Sead Vuniqi, janë balerinë, njofton Klan Kosova.

Kryetari i këshillit drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, tha se është shumë i lumtur që tre kandidatët janë njohës të fushës së baletit.