Tre të mitur tentojnë të grabisin Katedralen “Nënë Tereza” – shoqërohen në Polici

Tre të mitur të komunitetit rom dyshohet se kanë tentuar të grabisin arkën e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se tre të miturit janë shoqëruar për në stacionin policor, njofton Klan Kosova.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën lidhur me dyshimet për një tentim vjedhjeje në arkën e katedrales. Menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me personin përgjegjës të Katedrales”, tha Borovci për klankosova.tv.

“Ndërkohë që janë shoqëruar në stacionin policor tre të mitur, meshkuj , rom, shtetas kosovar, të cilët dyshohet të kenë tentuar të kryejnë një vepër të tillë”.

Aktualisht policia ka nisur hetimin preliminar lidhur më rrethanat e kësaj ngjarjeje.