Treni del nga shinat, 50 të vrarë

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Republikën Demokratike të Kongos

Mediat raportojnë se një tren mallrash doli nga shinat në rrethana ende të paqarta.

Sistemi hekurudhor në Kongo ka shumë mangësi, me shina të dobëta hekurudhore dhe lokomotiva arkaike, disa të prodhuara që nga viti 1960.

Midis 2017 dhe 2019, rreth 119 njerëz janë vrarë dhe plagosur për shkak të aksidenteve hekurudhore.

/Ora News.tv/