Trepça 89 fitoi ndaj Ballkanit, largohet nga fundi i tabelës

Me dy golat e Engjull Hotit, Trepça ’89 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në sfidën hapëse të xhiros së 27 ndaj Ballkanit 2:1 në “Riza Lushta”.

Hoti realizoi dy gola shumë të bukur në minutat 17’ dhe 62’, për t’ia sjellë ekipit të tij këtë trepikësh jetik.

Ballkani ishte skuadër shumë anemike dhe nuk ia rrezikoi fitoren asnjëherë ekipit vendës, me golin e shkurtimit të avantazhit që e gjeti vetëm pak sekonda para përfundimit të ndeshjes me Jetmir Topallin.

Me këtë fitore, Trepça 89 ngritët në pozitën e 6 në tabelë, me 35 pikë, duke shkuar tri pozita më lartë se ajo që luan në barazhin për një vend në Superligë.

Ballkani në anën tjetër mbetet në kuotën e 32 pikëve, duke i dhënë mundësinë skuadrës së Flamurtarit që ta barazojë me pikë, në luftën për mbijetesën.