Tri pikat e AAK-së për dialog

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së, në një mbledhje të mbajtur nën drejtimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë rikonfirmuar tri principe bazë me të cilat do të udhëhiqet kjo forcë politike, në raport me procesin e dialogut me Serbinë.
Forumet më të larta të AAK-së janë përcaktuar:
1. Respektim të Kushtetutës së Kosovës dhe Deklaratës së Pavarësisë së 17 Shkurtit;
2. Dialog pa kushte me Serbinë dhe
3. Taksa në produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, të mos hiqet deri në njohjen e ndërsjellë!