Tri vajza vdesin në një aksident komunikacioni

Tri femra kanë vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Istog – Pejë. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të njërës nga veturat.

Policia raporton se mbrëmë në orën 23:00 në fshatin Baicë të Istogut ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile, ndërsa si pasojë tre ferma kanë humbur jetën.

Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, aksidentohet me veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë të dy ngasësit dhe pesë pasagjerë. Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se dy viktima femra  janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë, po ashtu femër ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u janë liruar familjarëve. /Telegrafi/