Trofeu që do të marrë Messi para sfidës me Atleticon

Leo Messi është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në La Liga.

Numri dhjetë i Barcelona-s ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshjet e kampionatit të luajtura në mars, kundër Rayo Vallecano, Betis dhe Espanyol. Gjithashtu, ai ka dhënë edhe një asist.

Messi do ta marrë këtë çmim pak momente para fillimit të ndeshjes që Barcelona do të luajë të shtunën në mbrëmje kundër Atletico Madrid në “Camp Nou”.