Tronditet Durrësi, shpërthim eksplozivi në një lokal

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e plazhit në Durrës.

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali. Gjithashtu mësohet se lokali është në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi policië:

Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Pritet të tjera detaje të dalin në dritë./abcnews.al

Lini një Përgjigje