Trump akuzon Putinin dhe Iranin për sulmin me armë kimike në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald J. Trump, mban përgjegjës Putinin, Rusinë dhe Iranin për sulmin në Siri. 
Ai fajësoi Presidentin rus Vladimir Putin dhe Iranin për “sulmin e palogjikshëm kimik” në Siri që la 40 të vrarë ndër ta gra dhe fëmijë, duke u betuar se “do të paguhet çmim” për këtë akt.

Me kritika të forta në adresë të udhëheqësit rus, presidenti amerikan deklaroi: “Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen që i japin kafshës Asad”, president i Sirisë.