Trump anuloi marrëveshjen bërthamore të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit. Sir Kim Darroch e përshkroi masën si një akt “vandalizmi diplomatik”.

Memorandum i ambasadorit u shkrua pasi sekretari i jashtëm i asaj kohe, Boris Johnson i bëri thirrke SHBA-ve në vitin 2018 të qëndronin në marrëveshjen bërthamore.

Rrjedhja e fundit erdhi pavarësisht paralajmërimit të Policisë Met kundër botimit të lajmit.

Informacionet ku ambasadori kritikonte administratën e Presidentit Trump u shfaqën një javë më parë dhe nxitën një reagim të furishëm të Trump duke çuar në dorëheqjen e Sir Kim nga posti i tij.

Në lajmin e publikuar nga Daily Mail raportohet se Sir Kim i shkroi Johnson duke e informuar se Trump po e braktiste marrëveshjen bërthamore për arsye personale.