Trump – Haradinajt: Marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në është speciale dhe e përhershme

0
227

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, sot ka pranuar letër urimin për festat e fundvitet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Nëpërmjet rrjetetit social Facebook, Haradinaj ka thënë se në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika, njofton Klan Kosova.

“I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika”.

“Marrëdhënia e Kosovës me ShBA’ në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme. Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të!”, ka shkruar Haradinaj.