Trump “i befasuar” nga thirrja për të dëshmuar e djalit të tij

0
321

Presidenti Donald Trump u shpreh të enjten se është “shumë i befasuar” që Komisioni i Senatit për Çështjet e Zbulimit, i udhëhequr nga republikanët, ka thirrur për të dëshmuar djalin e tij të madh, Donald Trump Jr.

Komisioni kërkon dëshmi të mëtejshme në lidhje me hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, shkruan VOA.

“Djali im është një njeri shumë i mirë”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se hetimet e Prokurorit të Posaçëm Mueller e kishin shfajësuar atë vetë plotësisht. Presidenti saktësoi se djali i tij ka dëshmuar tashmë për “gati 20 orë”.

Nuk është bërë ende e qartë nëse Trump Jr. do të përmbushë detyrimin e paraqitjes, megjithëse komisioni që ka dërguar fletëthirrjen është i udhëhequr nga republikanët.