Trump i kërkon Vuçiqit që Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, që Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
Shefi i Qeverisë amerikane i ka dërguar një letër presidentit Vuçiq me rastin e pavarësisë së Serbisë, ku përveç urimit, e ka potencuar edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan RTS.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të patundura në përpjekjen tuaj të shenjtë për të thelluar bashkëpunimin rajonal. Veçanërisht në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën”, shkruan në letrën e Presidentit Trump.
“Një marrëveshje historike, me një pranim të ndërsjellë në thelb, do të ndërtonte rrugën e Serbisë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE”.