Trump: Korea e Veriut mund të bëhet një prej “fuqive të mëdha botërore”

Korea Veriore mund të bëhet një prej “fuqive të mëdha ekonomike” nëse heqë dorë nga armët e saj bërthamore, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump.

Duke shkruar në Twitter, z.Trump deklaroi që “Korea e Veriut ka më shumë potencial për rritje rapide ekonomise se asnjë tjetër”..

Këto komente erdhën disa orë pasi sekretari i tij i shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se Pyongyangu mbetet kërcënim nuklear.

Donald Trump do ta takojë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-unin për të dytën herë më 27 dhe 28 shkurt në Hanoi të Vietnamit.

“Të dy presim vazhdimin e progresit të bërë në samitin e parë në Singapor,” ka thënë Trump, duke iu referuar takimit që pati në Singapor qershorin e kaluar.