Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorja Çitaku është përkrah tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë darkë të iftarit ka qenë edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila ishte E ulur përkrah tij.

Çitaku përmes llogarisë së saj në “Facebook”, ka thënë se ka pasur nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të ishte e ulur përkrah presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Donald J. Trump.

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

“Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj”, ka shkruar Çitaku.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10155996949277414&id=697237413