Trump: Unë kam respekt për Kinën, do doja të na tregonin më herët

0
403

Presidenti amerikan Trump tha se do kishte dashur që Kina t’i kishte treguar më herët për koronavirusin, sikurse shkruan CNN.

“Unë kam një respekt të madh për Kinën, më pëlqen Kina….Kam një marrëdhënie të ngushtë me Presidentin XI. Do kisha dashur që ata të na e kishin thënë më herët atë që po ndodhte atje. Ne nuk dinim asgjë, derisa nisi të bëhej publike. Trump shtoi se Kina kishte qenë shumë sekrete dhe kjo ishte një fatkeqësi. Presidenti vijoi duke e kritikuar Kinën, ndërsa tha: “Ata e dinin që kishin një problem, më herët. Do doja të na e kishin thënë.”

Trump tha se në momentin që ai kuptoi se sa i rrezikshëm ishte virusi, mori masat e mbylljes. Masat e para të shtrëngimit të udhëtimeve për shkak të koronavirusit, nisën më 2 Shkurt./Opinion.al