Trupat amerikane po trajnohen në Gjermani para nisjes për Kosovë

Një kontingjent i ri i trupave amerikane do të mbërrijë në Kosovë së shpejti.

Ushtarët e Gardës Nacionale të Ushtrisë së Kalifornisë po trajnohen këto ditë në Gjermani, para nisjes për një mision në Kosovë.

Ata do t’i bashkohen trupave paqeruajtëse të Forcës në Kosovë (KFOR) të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), e cila është përgjegjëse për ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë, njofton DVIDS.

I njohur si KFOR-24, ky do të jetë ekipi i 24-t i ushtarëve amerikanë që dislokohen në Kosovë, pas përfundimit të trajnimit në Hohenfels të Bavarisë.

Lini një Përgjigje