Trupat e NATO-s një javë stërvitje në Shqipëri

Shqipëria mirëpret stërvitjen ushtarake “Albanian Effort 19” nga sot deri në 16 shtator, gjatë së cilës trupa nga 10 vende do të stërviten në Bizë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka sipas së cilës stërvitja në fjalë do të realizohet me pjesëmarrjen e më shumë vendeve aleate e partnere se kurrë ndonjëherë.

“Shqipëria mirëpret stërvitjen ushtarake me pjesëmarrjen e më shumë vendeve aleate e partnere se kurrë ndonjëherë, “Albanian Effort 19″”, thekson Xhaçka.

“Trupat dhe mjetet e forcave të armatosura nga Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të stërviten 1 javë në Bizë, për të testuar aftësitë ndërhyrëse në kohë krizash dhe për të përmirësuar ndërveprimin mes aleatësh e partnerësh në operacionet e përbashkëta”, përfundoi ministrja Xhaçka.

Lini një Përgjigje