Trusti shënon rritje prej 300 milionë (VIDEO)

Një nga një po hynë në shtëpinë e kursimeve.

Njëjtë sikur këto monedha, por me miliona të tilla u kursyen e më pas u derdhën në llogarinë e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Gjatë vitit 2019 , Trusti ka shënuar rritje prej 300 milion eurove, njofton Klan Kosova.

Kryesuesi i bordit të Trust-it, Ruzhdi Morina po mburret se ky institucion vitin e kaluar pati një performancë të mirë nga investimet me rreth 160 milionë euro.