Tyson Fury u dërgua në spital pas meçit pasi kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjike (video)

Tyson Fury arriti fitore të vështirë kundër Otto Wallin, të cilin e mposhti pas 12 raundeve me vendim të gjyqtarëve.

Britaniku u desh të angazhohej shumë në meçin e zhvilluar në Las Vegas për t’ia shkaktuar humbjen e parë boksierit suedez, i cili ishte i pamposhtur.

Fury pësoi një goditje të rëndë kah fundi i raundit të tretë, por ia doli që të mbahej dhe të fitonte me pikë (116-112, 117-111 dhe 118-110).

Menjëherë pas meçit, Tyson është dërguar në spital pasi kishte pësuar çarje në vetull dhe është dashur që të qepej.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi, para dhe pas intervenimit që tregojnë se sa serioz ishte lëndimi i Furyt.