“Tysoni shqiptar” mposhtë me nokaut në raundin e dytë kundërshtarin hungarez

Një natë më parë arena e boksit u pushtua nga flamuri shqiptar.

Boksieri shqiptar, Sefer Seferi ka arritur një fitore të madhe ndaj një boksieri të njohur në arenën ndërkombëtare, ku përballë kishte hungarezin, Laszlo Hubert.

I njohur si “Tysoni shqiptar” Seferi ka arritur që me disa goditje të fuqishme të hedh nokaut kundërshtarin hungarez në raundin e dytë. Për boksierin shqiptar nga Gostivari ky ishte dueli i 23-të në boksin profesional dhe deri më tani ka shënuar 21 fitore, një humbje dhe një barazim.

https://youtu.be/0Ct9sWz-wL4

Lini një Përgjigje