U aksidentua me makinë, ndërron jetë kirurgu

Një kirurg i Spitalit të Lezhës ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident automobilistik pasditen e kësaj të premteje.

Viktima është Q.Gjergji, i cili po udhëtonte me një automjet tip Benz. Ai humbi kontrollin e mjetit në aksin Lezhë-Shkodër dhe për pasojë doli nga rruga.

Kirurgu mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Për fat të keq, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda që kishte pësuar dhe ndërroi jetë. /tvklan.al

Lini një Përgjigje