U deportuan nga Greqia, 24 shqiptarë izolohen në karantinë

0
218

Teksa Shqipëria është në karantinë, një grup prej 24 shqiptarët të deportuar nga Greqia, me të mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës, janë dërguar në karantinën e ngritur në Durrës tek Konvaleshenca (Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes), pasi njëri prej tyre ka shfaqur shenja klinike të koronavirusit.

Mësohet se 47-vjeçari nga Shqipëria e Mesme u deportua mbrëmë nga shteti fqinj së bashku me 23 shqiptarë të tjerë, të cilët kanë qenë të burgosur disa ditorë dhe kanë rezultuar me shkelje procedurale në Greqi.

Në pikën kufitare në Shqipëri atyre iu bë kontroll nga inspektorët e Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër, ku 47-vjeçari ka ngjallur dyshime të forta si i prekur me COVID-19, pasi kishte shenja klinike të sëmundjes.

Në kushtet kur ai kishte udhëtuar së bashku me 23 shqiptarë të tjerë, autoritetet shëndetësore morën masat në bashkëpunimin me ato të rendit, duke i dërguar të 23 shqiptarët në qendrën e karantinës në Durrës.