U përplas me kamionin me gaz, autobusi i shkollës shkrumbohet plotësisht (video)

0
301

Panik dhe kaos në rrugët e qytetit indian, Surat.

Një kamion që transportonte gaz u përplas me një autobus shkolle, me mjetet që shpërthyen në flakë dhe u shkrumbuan plotësisht.

Shpërthimi i bomblave të gazit dëgjohej nga një distancë shumë ë largët, duke rritur rrezikun e një fatkeqësie akoma dhe më të madhe.

Megjithatë, gjithçka përfundoi pa viktima, pasi evakuimi i nxënësve të shkollës, që ndodheshin në autobus u arrit në kohë rekord.

Pamjet nga vendi i aksidentit u kapen nga qytetarët, me videon që është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.

/Ora News.tv/