U përplasën me policinë e i goditën me gurë, shoqërohen dy vëllezërit tek Bregu i Lumit (Emrat)

Pas përplasjeve që banorët e Bregut të Lumit kanë patur ditën e sotme me policinë, së fundmi janë shoqëruar dy persona. Të shoqëruarit janë dy vëllezër emrat e të cilëve janë Bujar Durullari dhe Idajet Durullari.

Këta persona kanë kundërshtuar forcat e policisë dhe i kanë goditur ata me sende të forta gjatë përplasje për mbrojtjen e shtëpive që preken nga projekti në këtë zonë.

Shqiptarja.com