U plagosën pas përleshjes me grabitësit, si është gjendja e çiftit

0
329

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Allias.

Një çift bashkëshortësh biznesmenë u plagosën me armë zjarri në vilën e tyre pasi u përleshën me dy persona që hynë për t’i grabitur.

Të plagosurit janë Petrit Laze 60-vjeç dhe Aferdita Laze dhe aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës, kur gjatë mbrëmjes së djeshme iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Afërdita ka marrë një plumb në kofshë dhe është në gjendje më të mirë, ndërsa burri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje më të rëndë.

“Rreth orës 21:40, në rrugën ‘Njazi Meka’, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L. Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit.