U raportua i zhdukur të dielën, i mituri nga Prishtina u kthye pas tre ditësh në shtëpi

Të dielën një 12-vjeçar nga Prishtina është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer. Duke mos ditur për vendndodhjen e të birit, babai e ka lajmëruar të nesërmen rastin në polici, e po atë ditë i mituri është kthyer në shtëpi.

Mëngjesin e së dielës, 12-vjeçari nga Prishtina ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer. I ati, e ka paraqitur rastin në polici të hënën, një ditë pas zhdukjes së djalit, e për fat të mirë 12-vjeçari është kthyer në shtëpinë e tij po atë ditë kur edhe është paraqitur rasti.

“I mituri është lajmëruar dhe është kthyer në shtëpi po atë ditë kur babai e ka paraqitur rastin në polici. Arsyet pse është larguar nuk i ka treguar, ka qenë largim i përkohshëm nga shtëpia, prindi i shqetësuar e ka lajmëruar rastin por fatmirësisht është kthyer”, ka thënë Bajram Krasniqi, zyrtar i Zyres për Komunikim e Policisë së Kosovës.