U raportua se është në spital, por zbulohet agjenda e Ramës, takime në Paris për hapjen e negociatave me BE

0
306

Kryeministri Edi Rama, ka udhëtuar drejt kryeqytetit të Francës, Paris, raporton noa.al duke cituar burime nga kabineti qeveritar.

Mësohet se z.Rama shkoi dje në Paris, ku ka nisur një axhendë takimesh me zyrtarë europianë, për të bindur vendet anëtare për çeljen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, vendimmarrje që pritet të ndodhë në qershor 2019.

Burimet nga kabineti qeveritar pohuan për noa.al se “Kryeministri Edi Rama ka shkuar dje në Paris, ku ka zhvilluar takime me personalitete relevante për vendimmarrjen e muajve të ardhshëm”.

Orët e fundit, në disa portale, u përhap një “lajm” i përsëritur për të dytën herë në pak ditë se kryeministri Edi Rama është sëmurë dhe ka shkuar në Berlin i shtruar atje në një spital privat.

NOA.al kërkoi informacion zyrtar nga Kryeministria dhe u informua se z.Rama ka vijuar me axhendë bisedimesh për anëtarësimin, në Paris./noa.al/