U zgjodh Insekti i Vitit 2021, zbuloni çfarë veçorie të paparë gëzon kjo mizë

Një grup shkencëtarësh nga institucione të ndryshme kërkimore të Evropës Qëndrore kanë përzgjedhur ‘mayfly’ ose ‘mizën e majit’ si Insektin e Vitit 2021.

Insekti, emri shkencor i të cilit është Ephemera danica, është i famshëm për jetëgjatësinë e tij të shkurtër: ka vetëm disa ditë jetë për të fluturuar, çiftuar dhe për të hedhur vezë të reja para se të vdesë, sepse nuk zhvillon pjesë të gojës dhe as zorrë funksionale.

Euronews shkruan se numri i lartë i këtyre mizave midis majit dhe qershorit ndihmon në tërheqjen e troftave, që kërkojnë insekte për t’u ushqyer.

Komisioni ka zgjedhur një insekt unik çdo vit, që nga 1999, për t’u ofruar njerëzve panoramën e një specie ekzemplare.