UÇK-ja është vlera më sublime e popullit shqiptar, kredibiliteti i së cilës nuk do të dëmtohet asnjëherë dhe në asnjë mënyrë!

REAGIM

Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërhyjë që ta pengoi drejtësinë, por duhet dhe është e ligjshme që drejtësia të veproi në përputhshmëri me ligjin, gjë që në raste të caktuara, sidomos kur është fjala për arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së, si nga UNMIK-u atëherë, EULEX-i e prokuroria e speciales sot po bëjnë shkelje të rënda ligjore, duke vepruar në kundërshtim me ligjet e shtetit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, reagon ashpër për sjelljet, veprimet dhe arrestimet e policisë së EULEX-it që ndodhen më datë 25.09.2020, në Selinë qendrore të OVL-UÇK-së, ku u arrestua Kryetari Hysni Gucati dhe Nënkryetari Nasim Haradinaj. Policia hynë në zyrat e OVL-së për bastisje pa treguar urdhëresën për bastisje, pa përkthyes për t’u kuptuar mes vete dhe arrestuan kryetarin e OVL-së z. Gucati pa ndonjë fletëarrest të lëshuar nga organet kompetente të drejtësisë, kurse më pas arrestuan edhe Nënkryetarin z. Haradinaj pa treguar fletëarrestin dhe arsyen e arrestimit, transmeton Fokusi.info.

Kjo sipas nesh është shkelje e rëndë ligjore dhe shkelje e të drejtave të njeriut mbi të gjitha, prandaj ne akademikët e AAASA reagojmë dhe jemi kundër akteve të tilla arbitrare që po ndodhin ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe shprehim gatishmërinë për përkrahje morale, juridike e ligjore, sepse jemi të sigurt se: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë për vetëmbrojtje, luftë çlirimtare, prandaj çdo kush që thotë se në Gjykatën Speciale do të pastrohet lufta e UÇK-së nuk qëndron, kjo është qesharake dhe e padrejtë, sepse diçka që është e drejtë, është edhe e pastër, në të kundërtën nuk do të intervenonte NATO, për ta ndihmuar UÇK-në dhe për ta shpëtuar popullin shqiptarë nga gjenocidi serb. (vrasje, ekzekutime, përdhunime, masakra, djegie, shkatërrime, dëbime…)

Nëse me vëmendje e shikoni, lexoni dhe analizoni raportin e ICMP-së, do të bindeni se kush ishte agresori e kush viktima, atëherë edhe mund të gjykoni drejtë edhe do ta veni drejtësinë në vend, por jo, dhe në asnjë mënyrë nga raporti i Dick Marty, kryekëput i bazuar në dëshmi të fabrikuara nga agjencitë serbo-ruse, të cilat le që nuk janë të vërteta por janë qesharake dhe të pamundura për situatën për të cilën flet raporti i tij…

Në vazhdim fakte për gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë, të vërtetuara nga Organizatat ndërkombëtare:
-Shtëpi të shkatërruara të popullatës shqiptare: 100.589
-Shkolla të shkatërruara me dokumentacion: 358
-Zyra të vendit: 71, Shtëpi kulture: 30, Biblioteka publike dhe shkollore: 93,
Objekte shëndetësore: 123, Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215, Kisha katolike: 5,
Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 – qershor 1999:
-Të vrarë: 13.500 viktima nga Kosova, 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç. 1.739 femra, 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare. 1.450 banorë ende janë të pagjetur.
-Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së. Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte:
-443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi;
21.700 në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pra, sipas të dhënave të sakta ishte një total prej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë:
-13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj edhe në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael e vende tjera të botës…

Akademik Prof.dr. Skënder Kodra, Ph.D, Kryetar i AAAS (New York, USA),
Akademik Prof.dr. Flori Bruqi, Ph.D, Drejtor për marrëdhënie me publikun,
Akademik Prof. Dibran Fylli, regjisor, anëtar i Senatit të AAAS (Kosovë),
Akademik Prod.dr. Hakif Bajrami, Ph.D (Prishtinë, Kosovë),

New York-Prishtinë
26.09.2020