UDB-ash, kriminel…eskalon situata midis Drita Millakut dhe Bekim Haxhiut (Video)

Ka eskaluar situata në Komisionin për Shëndetësi, në momentin kur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Drita Millaku deputete e Vetëvendosjes, u konfrontuan verbalisht, derisa kjo e fundit e quajti SHIK deputetin Haxhiu, i cili iu kundërvu Millakut se nëse ne jemi SHIK-u ju jeni UDB-ja e Serbisë.
E gjithë kjo situatë erdhi kur u përmend emri i Mahmut Kaçamak për rastin Stenda, i cili vazhdon punën, për të cilin Haxhiu tha se ai është shembull i një profesionisti të mirë e nuk duhet penalizohet, madje i tha Millakut që përmendi emrin e profesionistit Kaqamaku më mirë është të mos licensohen qendrat e masazheve shkruan KosovaPost.

Ja si nisi gjithë debati: Haxhiu-Millaku
Bekim Haxhiu: ‘Ti mundesh mu marr me qendrat e meazhet që kanë lulzuar, janë tuat ju po i licensoni’
Drita Millaku: U pa edukata, grahi qaty. SHIK nuk ka nevojë me ardhur me na drejtua.
Haxhiu: Ju jeni UDB-ja!
Millaku: Një njeri që vjen prej SHIK-ut i përzien UDB e SHIK e i ka te gjitha në rrethin e vet. I vogël je ti me bo këso vlerësime.
Haxhiu: A jam i vogël a i madh e di unë. Edhe familjarëve tu që kanë bashkëpunuar me Serbinë ju kemi tregu qe jemi të mëdhenj. Jam i lumtur që kam qenë pjesë e një shërbimi të tillë.
Në fund deputetja Millaku, tha se do të padisë deputetin Haxhiu për shpifje.