Udhëheqësi i ri i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku: Edhe Nasim Haradinajn po e çojnë në Hagë

Sekretari i OVL-UÇK, Faton Klinaku, njoftoi se edhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, është nisur për në Hagë.

Në një konferencë për media të mbajtur para pak çasteve, Klinaku tregoi se e kanë mbajtur një takim të shkurtër të kryesisë, ku është vendosur që ai ta merr udhëheqjen e organizatës derisa të kthehen kryetari dhe nënkryetari.

“Kryesia u interesua për gjendjen. Raportova për bastitjet se qysh i kanë bë ata, se frika jonë ka qenë se mos po na lënë diçka, ndërsa sa i përket përgjimeve e kemi ditur se na kanë bërë vazhdimisht”.

“Kryesia vendosi që unë ta marr udhëheqjen e organizatës deri sa të vijnë kryetari e nënkryetari, bashkë me Migjenin do ta udhëheqim. Ne punën e përditshme do ta vazhdojmë”.

“Gjatë bastisjes i kanë marr vetëm disa shtëpiza të kompjuterëve dhe disa pajisje të kamerave”.

“Gucatin menjëherë e kanë dërguar në Hage. Atij ia kanë marrë telefonin menjëherë si kanë hyrë këtu. Bastisja ka zgjatur goxha shumë se nuk i kam besuar dhe i kam kontrolluar se mos po lënë diçka. Me Nasim Haradinajn kemi pasur një telefonatë, ku ka treguar se po e dërgojnë edhe atë në Hagë”, u shpreh Klinaku.

Lini një Përgjigje