Udhëheqësi suprem i Iranit e quajti Shqipërinë vend djallëzor, Meta i përgjigjet

0
195

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar ndaj liderit suprem të Iranit, që e quajti Shqipërinë vend djallëzor.

Meta tha se raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij.

“Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombëtare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta”, shtoi ai.

Meta gjithashtu tha se prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë.