Udhëtonin me motor, kush është çifti që humbi jetën sot

0
379

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave, ka ndodhur pasditen e sotme  në aksin Maqellarë- Peshkopi, ku një makinë u përplas me një motor.

Burime për ‘BalkanWeb’,  bëjnë me dije se nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit,  një 34-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij,  të identifikuar si Gentjan e Klodiana Karazajmi.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi A.B është shoqëruar në Komisariatin e policisë.

“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi,  shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.”, njofton policia.