UEFA ia merr organizimin Spanjës për shkak të Kosovës

Ndeshjet e rrethit elitë të grupit të 5-të për Kampionatin evropian U-17 “Irlanda 2019” të parapara të zhvillohen në Spanjë, do të luhen në Zvicër, bën të ditur FFK-ja përmes faqes zyrtare.

FFK-ja thotë se një vendim i tillë i UEFA-së ka ardhur shkaku që Spanja nuk ka pranuar që Kosova të paraqitet me të gjitha simbolet, transmeton Koha.net.

Pas presionit që FFK-ja ka bërë në UEFA që Kosova të përfaqësohet me të gjitha simbolet e saj, e refuzimi kategorik i Spanjës për të mos pranuar simbolet e Kosovës ka bërë që institucioni i futbollit evropian t’ia marrë organizimin Federatës spanjolle.

“Duke pasur parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e vendit tonë, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit 5-të të jetë Zvicra”, thotë FFK.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars.